Liria e njeriut dhe caktimi i Allahut

Pyetja:

Eselamu alejkum!
Nuk e kam të qartë çështjen e caktimit të Allahut. Nëse një njeri është i prirur të kryej vepra të ndaluara, këtë ai e bën se ashtu i është caktuar apo se kjo varet nga dëshira e tij. Atëherë si qëndron puna e kësaj, njeriu ekzekuton vetëm atë që ia ka caktuar Zoti apo se ai është i lirë vetë të veprojë si të dëshirojë?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, prej të gjitha krijesave në univers, vetëm njeriu dhe xhinët janë krijesa që posedojnë lirinë e tyre në veprim apo mosveprim, ose thënë ndryshe posedojnë dëshirën e pjesërishme të tyre për veprim apo mos veprim. Pra Allahu e krijoi njeriun dhe e la të lirë në zgjedhje të veprojë apo mos të veproj, pastaj i dërgoi edhe të dërguar edhe shpallje, dhe i tregoi njeriut se kjo është rruga e shpëtimit, rruga e Allahut dhe kjo është rruga e djallit. Njeriu tani është i lirë mund të zgjedhë, nëse pason rrugën e Allahut do të shpërblehet, e nëse e ndjek rrugën e djallit do të dënohet. Pra, Allahu xh.sh. i tha njeriut: Këtë veproje, nëse e vepron shpërblehesh e nëse nuk vepron sanksionohesh, e këtë mos e vepro, andaj nëse e vepron sanksionohesh, e nëse nuk e vepron shpërblehesh. Pra njeriu që vepron kundër urdhrit të Allahut, nuk nënkupton se ka vepruar kundër mundësisë apo fuqisë së Allahut, porse ka vepruar kundër dëshirës së Allahut. Andaj këtu vije në shprehje vullneti i pjesërishëm i njeriut sepse është i lirë në zgjedhje dhe pikërisht edhe shpërblimi edhe ndëshkimi vie në shprehje vetëm atëherë kur ka liri në zgjedhje.

Allahu e di më së miri!

______________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!