Selamun alejkum!
Në mesin ku jetoj unë, rrethi i Prizrenit, është bërë praktik që njerëzit të paguajnë hoxhën nga 10 euro (ose me pak/me shume) për leximin e Jasinit për të vdekurit. Unë praktikojë që leximin e Jasinit ta lexoj vet, duke e marre vete edhe djalin tim16 vjeçar, i cili fatmirësisht ka filluar ta kuptoj të vërtetën e islamit, edhe pse është në shkollë, rregullisht fal namazin e xhumasë dhe të Taravisë, bashkë me mua. Por, gjatë një bisede që pata me një mik timin, ai me tha se Jasinin duhet ta lexoj vetëm hoxha, sepse ( mu drejtuar mua) ti nuk mund ta theksosh si duhet shqiptimin arabisht.
Pyetja: Është më mirë që Jasinin me pagesë (nuk jam kundër pagesës) ta lexoj hoxha, apo një besimtar, që ndoshta nuk mund të shqipton si duhet, por për mendimin tim, e mira është se ai po lexon Kuran dhe po fut në shpirt dashurin ndaj Kuranit dhe fjalës së të Madhit Allah.
Duke shpresuar në një përgjigje të sinqertë nga ju, lus të madhin Allah të ju shpërblejë për kontributin që po jepni në shpërndarjen dhe kuptimin e fjalës së Tij.
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirrahim
I nderuar, nuk ka të drejtë miku i juaj kur thotë se Jasinin duhet ta lexoj vetëm hoxha, sepse askush, absolutisht askush nuk ka monopol mbi të drejtën e leximit të Kur’anit, përkundrazi, Kur’anin duhet ta mësojë dhe ta lexoj çdo besimtar dhe besimtare. Me që ju jeni lexues i Kur’anit nuk ka nevojë t’i jepni hoxhës para për të lexuar Jasinin, sepse këtë e bëni vetë dhe kjo është rruga më e mirë, sepse sa më shumë që lexoni Kur’an aq më shumë e perfeksiononi leximin dhe drejtëleximin e Kur’anit. Pastaj Leximi i Kur’anit është adhurim (ibadet), dhe askush nuk ka të drejtë t’ju pengojë nga ky adhurim.
Vall-llahu ealem!
_________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!