Kur’ani të mbron nga dënimi i varrit

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, cila është ajo sure e Kur’anit, e cila e ndihmon dhe e shpëton njeriun nga dënimi i varrit?

Përgjigjja:

Bismil-llahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, sureja e Kur’anit e cila ndihmon apo shpëton besimtarin islam nga dënimi i varrit është sureja el-Mulk, sureja e 67 sipas radhitjes në Kur’an, është sure Mekase e cila ka 30 ajete. Kjo ndoshta është edhe arsyeja që kjo sure një nga emrat e saj e ka edhe emrin Shpëtimtare. Pejgamberi s.a.v.s. në hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. ka thënë: “Kjo sure është shpëtimtare nga dënimi i varrit.” (Termidhiu)

Vallahu ealem!

___________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!