Xhenneti i Ademit a.s.

Pyetja:

Esselamu alejkum!
I nderuari hoxhë, si do ta përjetojmë Xhennetin, me trup e me shpirt apo se vetëm me shpirt, dhe cili ka qenë xheneti i Ademit a.s.?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, Xheneti si shpërblim nga Allahu xh.sh. për besimtarët islam, ose edhe xhehenemi si ndëshkim për pabesimarët, nuk është vetëm për shpirtra, sepse e vërteta është se pas kataklizmës, njerëzit do të ringjallen para Allahut xh.sh. me trupa dhe me shpirtra. Kështu argumentojnë të gjitha argumentet autentike nga Kur’ani dhe suneti e që janë të shumtë në numër.

E sa i përket Xhenetit në të cilin u krijua Ademi a.s. dijetarët islam kanë mendime të ndryshme, se a bëhet fjalë për xhenetin e përhershëm, apo për ndonjë xhenet – kopsht tjetër. Allahu ealem bi muradihi, dhe këto dy sende nuk kanë lidhje mes veti.

Vallahu ealem!

__________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!