Esselamu alejkum!
I nderuari hoxhë, së pari ju përshëndes dhe ju dëshirojë suksese. Jam një djalë 25 vjeçar, nga Kosova. Halli im është ky: Kam pasur kontakt intim me gruan pasi lindjes së diellit, dhe duke qenë se ne ishim agjërueshëm, a është prishur agjërimi dhe cilat janë pasojat e një veprimi të këtillë?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, kryerja e marrëdhënieve intime duke qenë agjërueshëm është veprim i cili prishë agjërimin dhe obligon Kaza me kefaret, dhe agjëruesi paraprakisht duhet të kërkojë falje nga Allahu xh.sh. për veprimin e bërë. Kefareti i agjërimit për atë që e prishë një ditë të Ramazanit me qëllim është, agjërimi i dy muajve radhazi – pandërprerë. Këtë e vërteton hadithi i Pejgamberit s.a.v.s. i transmetuar nga Ebu Hurejra r.a. i cili ka thënë: ”Derisa një ditë ishim te Pejgamberi a.s. erdhi një njeri dhe i tha:”O i dërguari i Allahut, kam bërë kërdi. Pejgamberi a.s. i tha :Ç’ke? Tha: Kam bërë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten time duke qenë agjërueshëm. Pejgamberi a.s. i tha: A ke mundësi (a gjen pasuri) që ta lirosh një rob? Tha jo! A ke mundësi të agjërosh dy muaj radhazi pa ndërprerë ? Tha jo! A ke mundësi të ushqesh 60 të varfër? Tha jo! Atëherë Pejgamberi a.s. qëndroi heshtur deri sa iu soll një Arkë me hurma dhe i tha :” Shpërndava këtë të varfërve.”[1]
Vallahu ealem!
________________________________________
[1] Buhariu, Fethul Bari 4/136
_____________
Jusuf Zimeri
Tetor, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!