Vritet Ministri i Brendshëm i Kirgizistanit, Moldomusa Kongantiev në Talas
Në Kirgizi, protestat e nisura në Talas nga opozita, arritën deri në kryeqytetin Bishkek.
Ndërmjet 5 mijë personave, që u mblodhën përpara ndërtesës së Presidencës dhe policisë lindi një përleshje.
Të paktën 21 persona janë vrarë në përleshjet mes policisë dhe manifestuesve të opozitës në Bishkek, kryeqyteti i Kirgizisë, njoftoi sot një zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi të Azisë Qendrore.
”Shumica e këtyre personave janë vrarë me armë zjarri”, tha Larisa Kaçibekova dhe shtoi se bilanci i të plagosurve ka arritur në 142 persona.
Policia u përlesh sot në Bishkek me militantë të opozitës, të cilët kërkonin dorëheqjen e Presidentit Kurbanbeg Bakiev. Manifestuesit kanë marrë disa ndërtesa zyrtare.
Në Talas, në veriperëndim të vendit, opozitarët pasi kishin hyrë me forcë në ndërtesën e prefekturës, kishin marrë peng për një farë kohe prefektin e krahinës.
Në protestën, ku kishin marrë pjesë me mijëra njerëz, kishin ndërhyrë edhe forcat e sigurisë, duke përdorur kokteje molotovi, gurë dhe gaz lotsjellës, u plagosën 85 persona.
Arrestimi i djeshëm i një nga emrave më të rëndësishëm opozitar, Almazbek Atambaiev, si dhe hyrja me forcë në shtëpinë e tij, përshkallëzoi tensionin.
Në kryeqytetin Bishkek lindi një përplasje ndërmjet policisë dhe opozitarëve, përpara ndërtesës së Presidencës.
Është bërë e ditur se policia ka vënë dorë me makina dhe armë, si dhe që në qytetin e mbytur nga paniku, populli ka boshatisur dyqanet.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe plumba plastike, kurse protestuesit ju kundërpërgjigjën me shkopinj dhe shishe.
Është bërë e ditur se ndërsa nga qendra e qytetit ndiheshin krismat e armëve, forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj turmës, si pasojë e të cilit humbën jetën disa vetë.
Opozita kërkon që Kryetari i Shtetit, Kurbanbeg Bakijev të japë dorëheqjen dhe të përgjigjet për akuzat e korrupsionit.
Zyrat qendrore të televizionit shtetëror në Kirgizistan janë sulmuar dhe tashmë janë vënë nën kontrollin e disa qindra protestuesve antiqeveritarë, që gjatë gjithë ditës së sotme janë përplasur me forcat e policisë, njoftuan disa dëshmitarë.
Vendi është përfshirë nga një krizë e rëndë dhe aktualisht asnjë televizion nuk po transmeton.
Presidenti kirgiz, Kurbanbeg Bakijev urdhëroi deklarimin e gjendjes së jashtëzakonshme në Bishkek dhe disa rajone të tjera të vendit, pas përleshjeve të policisë me protestuesit, njoftoi një zëdhënës.
Gjendja e jashtëzakonshme do të deklarohet në qytetet Narin dhe Talas, si dhe në rajonin Çuiskaja.
Do të përfshijë edhe një gjendje shtetrrethimi prej orës 10 të natës deri në orën 6 të ditës pasuese, shtoi zëdhënësi.
Megjithëse ai theksoi se urdhri i Presidentit nuk është miratuar ende nga Parlamenti.
Ndërkaq Ministri i Brendshëm i Kirgizistanit, Moldomusa Kongantiev, u vra sot gjatë trazirave në Bishkek, njoftoi Ministria e Brendshme e Kirgizisë.
Në Kirgizi, policia hapi zjarr ndaj më shumë se 1000 demonstruesve të cilët u përpoqën të merrnin kontrollin e qeverisë me dhunë. Sipas mediave, të paktën 4 persona kanë gjetur vdekjen. Policia përdori plumba gome, gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë demonstruesit.
Megjithë arrestimin e liderëve të demonstruesve natën e kaluar, opozita paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga protestat kundër presidentit Kurbanbeg Bakijev dhe stilit të sundimit të tij autokrat.
Një ditë më parë, protesta pati edhe në Talas në veriperëndim të Kirgizisë, ku demonstruesit morën nën kontroll institucionet rajonale, dhe mbajtën peng për disa orë, guvernatorin e rajonit.
Opozita: 100 të vrarë në Bishkek
Nga trazirat e përgjakshme në Kirkizistan sipas të dhënave të opozitës janë vrarë gati 100 persona. Këtë e pohoi kryetari i opozitës Omurbek Tekebajev në kryeqytetin Bishkek.
Në një fjalim në televizionin shtetëror të zaptuar nga opozita, Tekebajev kërkoi dorëheqjen e qeverisë së presidentit Kurbanbeg Bakijev. Opozita ka bërë thirrje në mbarë vendin për protesta kundër Bakijevit, i cili akuzohet për korrupsion, keqpërdorim pushteti dhe shtypje të lirisë së mendimit.
Presidenti kirgiz, Kurbanbeg Bakijev, u largua nga kryeqyteti i vendit, Bishkek
Presidenti kirgiz, Kurbanbeg Bakijev, u largua nga kryeqyteti i vendit, Bishkek, në një drejtim të panjohur, pas përleshjeve të dhunshme me opozitës dhe forcave të sigurisë, njoftoi një përgjegjës aeroportual.
“Avioni u largua nga aeroporti Manas rreth orës lokale 20:00. Në bord ishin pesë persona”, deklaroi ai.
(BR)
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!