Kujdesi i një lideri

Sot perëndimi krenohet me atë se ka vendosur ligje dhe ka krijuar organizata të cilët merren me kujdesin ndaj kafshëve. Po ne si mysliman nuk duhet të harrojmë dhe të mos kujtojmë se muslimanët qysh në kohën e pejgamberit kanë bërë të njëjtën gjë.

Rasti më i mirë që mund ta përmendim në këtë kontekst është ai Omer ibn Hattabit, që tregon një kujdes të madh ndaj kafshëve. Ai shpesh herë thoshte: “Nëse rrëzohet një kafshë në Irak, do të më pyes Zoti në Ditën e gjykimit se përse nuk i kam rregulluar rrugën.”

Mesazhi
Vëlla i nderuar mos u habit me të arriturat e perëndimit sepse ata veprojnë atë që e kanë mësuar prej muslimanëve. Është mëkat të mos përmendim kujdesin e një lideri musliman që kishte për kafshët, kurse kujdesi që kishte ndaj njerëzve nuk diskutohet. Sot jetojmë në një kohë kur liderët tanë nuk interesohen për gjërat elementare që i duhen një njeriu në jetën e përditshme. Le të marrin pak mësim nga këto fjalë që dalin nga goja e njeriut të cilin i Dërguari e quajti El- Faruk.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!