A është Kur’ani libër i shpallur nga Allahu?

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Jam student i filozofisë. Pyetja ime është cili është argumenti logjik apo racional i cili dëshmon që Kur’ani është libër i Zotit?

Përgjigje

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, argumentet logjike që vërtetojnë se Kur’ani është libër i Zotit dhe nuk është fjalë e njeriut janë të shumtë në literaturën përkatëse. Unë po u sjellë një argument shumë të thjesht. Të gjithë e dinë, dhe kjo është çështje e vërtetuar se i Dërguari i Allahut xh.sh., Muhamedi a.s. njeri ky të cilit iu shpall Kur’ani, ka qenë njeri i cili asnjëherë nuk është ulur para mësuesit, pra njeri i pa arsimuar, andaj mrekullitë kuranore si në aspektin e gjuhës, letërsisë, retorikës, të dhënave shkencore dhe historike, sistemimi juridiko administrativ, të dhënat për zbulimet dhe sekretet shkencore, që mund të kuptohen vetëm në shekullin e XX e këndej, janë argumente të fuqishme racionale, se këto të dhëna nuk ka pasur mundësi as ti paramendojnë edhe shkencëtarët më të njohur të shekullit të VI dhe VII kur ka jetuar Muhamedi a.s., e lëre më një njeri i pa arsimuar. A është logjike që një i pa arsimuar si Muhamedi a.s. që në atë kohë të dinë se toka është e rrumbullakët dha ka formën e vezës[1]? Si arriti që një i paarsimuar të njohë teorinë e ndarjes së universit[2]? A është racionale që njeriu i shekullit VII të ketë ditur se njerëzit do të udhëtojnë në planetët e tjerë? Si e diti një i paarsimuar se sasia e ajrit në sferat e larta është i pamjaftueshëm për njeriun dhe se atje përjeton ngushtim gjoksi[3]? Si e diti ky njeri i paarsimuar se dielli dhe hëna notojnë në hapësirë[4]? Shembuj të tillë kemi me dhjetëra e qindra.
Të gjitha këto të dhëna janë argument racional se Kurani nuk është vepër e njeriut, porse vepër të Gjithëdijshmit dhe të Gjithëfuqishmit, Allahut xh.sh.

Vallahu ealem.

________________________________________
[1] E pastaj tokën e sheshoi. En-naziati: 30.
[2] Edhe tokën Ne e kemi shtruar, sa shtrues të mirë që jemi. Edh-dharijati: 48.
[3] Atë që dëshiron ta lërë të humbur, zemrën e tij ia bënë shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell. El En’am:125.
[4] Nënshtroi diellin e hënë që çdo njëri udhëton deri në një afat të caktuar… Er-rra’d: 2.

_____________
Jusuf Zimeri
Nëntor, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!