Dëgjimi i Kuranit përmes MP3

Pyetja:

Esselamu alejkum?
Hoxhë i nderuar, dëgjimi i Kuranit përmes formatit MP3 a kërkon dhe marrjen e avdesit apo nuk ka nevojë për një gjë të tillë?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, edhe pse sipas prioriteteve islame është që besimtari islam gjithnjë të jetë me abdes, sepse abdesi është mbrojtje nga të këqijat, në momentet kur dëshiron të dëgjosh Kur’an nëpërmjet MP3-ve, apo nga mjete tjera, bile qoftë edhe direkt nga ndonjë lexues nuk është kusht që të kesh abdes, pra lejohet dëgjimi i Kur’anit edhe pa abdes. Nga kjo përjashtohet rasti kur njeriu dëgjon Kur’an nga mjetet dhe dëshiron që ta përcjellë leximin përmes Kur’anit duke e hapur atë, pra në këtë rast patjetër duhet pasur abdes.

Vallahu ealem!

____________
Jusuf Zimeri
Nëntor, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!