Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, kam dëgjuar të thohet se duaja e ndërron kaderin (përcaktimin) e Allahut, dhe nëse po, në cilat raste?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Fillimisht të theksojmë se Pejgamberi a.s. në hadithin e transmetuar nga Alij b. Ebu Talibi r.a. ka thënë: “Duaja – lutja është arma e besimtarit islam, shtyllë e fesë dhe dritë (nur) e qiejve dhe e tokës.”[1]
E nderuar, lutjet – duatë nuk e ndryshojnë kaderin e Allahut që është i përcaktuar nga Allahu xh.sh. dhe se ajo është paraparë nga Allahu ajo edhe do të ndodhë. Tani dikush mendon se po me që është ashtu, atëherë pse të lutemi. Ne kemi për obligim të bëjmë lutje sepse edhe vet lutja jonë është pjesë e Kaderit të Allahut xh.sh. pra lutja e jonë është shkak i përcaktimit të kaderit tonë.
Vallahu ealem.
________________________________________
[1] Hakimi në Mustedrekun e tij.
_________________
Jusuf Zimeri
Nëntor, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!