Esselamu alejkum!
I nderuari profesor, më jepni një këshillë rreth kësaj sesi ta kuptojë Kur’anin, ku mund të gjej literaturë shtesë mbi këtë çështje dhe desha, gjithashtu, t’ju pyes se pse Zoti në Kur’an përmend shpesh përemrin e vetës së parë shumës “NE”?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
I nderuar, që të kuptohet Kur’ani është kusht që të studiohet, e edhe ne me studimet tona nuk e kuptojmë Kur’anin, por ne jemi të kënaqur kur arrijmë të kuptojmë dijetarët e mëdhenj që e kanë kuptuar Kur’anin. Kur’ani nuk mund të kuptohet me lexim të thjesht të një përkthimi të tij, sepse leximi dhe studimi kanë dallime esenciale. Çështja tjetër, që e keni parashtruar unë mendoj se kohëve të fundit ka mjaft literaturë islame në gjuhën shqipe që mund të lexoni sepse që të gjitha kanë burimin në Kur’an, e ato gjenden gjithkund nëpër libraritë islame. Allahu xh.sh. për veten e tij e përdorë shumësin në mënyrë madhërrimi.
Vallahu ealem!
____________
Jusuf Zimeri
Nëntor, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!