
Ardit Hoxhllaku
Dikur kohë më parë ekzistonte një ishull ku ishin jetonin bashkë të gjitha ndjenjat që ekzitojnë në këtë botë. Ato ishin Gëzimi, Lumturia, Dituria, Dembelizmi, Mendjemadhësia, etj madje bashkë me to edhe dashuria. Një ditë u jepet lajmi të gjitha ndjenjave se ishulli për një kohë të shkurtër do mbytet. Pas këtij lajmi të gjitha përgatiten duke hipur në anijet e tyre për tu larguar. Dashuria ishte ndjenja e fundit që kishte ngelë në ishull. Sepse donte të priste deri në momentin e fundit. Në momenttin që ishulli po fundoste përfundimisht, dashuria kishte vendosur të kërkojë ndihmë. Pasuria kishte hipur në një anije shumë të madhe. Dashuria i thotë pasurisë a mund të vij edhe unë me ty? Pasuria i thotë: nuk të marr dot sepse në anije kam shumë flori e argjend per ty nuk kam vend. Dashuria kërkon ndihmë nga mendjemadhësia e cila kishte hipur në një vaporr shumë të bukur. Mendjemadhëisa i thotë nuk mund të marr, ti je bërë qull e më bën pis vaporrin. Afër mendjemadhëisë mërzitija kishte hipur në një anije tjetër. Dashuria sa e shikon atë kërkon ndihmëe prej sajë. Mërzitia i thotë më vjen keq dashuri por jam shumë e mërzitur e kam nevoj të qëndroj vetëm. Lumturia i kalon pranë dashurisë por nga lumturia e madhe që kishte nuk e dëgjon fare klithmën e dashurisë. Në atë moment dashuria dëgjon një zë nga mbrapa saj që po e thërriste, po i thonte eja me mua të marr unë në varkën time. Ky ishte një më i moshuar se dashuria. Dashuria kur dëgjon këto fjalë gëzohet aq shumë sa që nga gqzimi kishte harruar ta pyeste se kush ishte ai që e kishte marrë në varkë. Kur kishin mbëritur në një ishull tjetër ai që kishte ndihmuar dashurinë kishte vazhduar rrugën. Dashuria pasi e kishte kuptuar ses a detyrim kishte ndaj atij që e kishte shpëtuar pyet diturinë kush ishte ai që më shpëtoj mua? Dituria i thotë ajo ishte koha. Dashuria e habitur i thotë, koha! Pse vallë më ndihmoj mua? Dituria i thotë sepse vetëm koha e di vlerën e vërtetë të dashurisë.
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!