Prishja e niqahit pas vdekjes së bashkëshortit

Pyetja:

Esselamu alejkum!
I nderuar profesor, jam një grua 25 vjeçare dhe kam një vajzë 4 vjeçe. Ajo që desha të pyes ka të bëjë me vdekjen e bashkëshortit tim. Çfarë ndodh me niqahin tonë? Pastaj, doja të dija diçka rreth asaj se a do të kemi mundësi të takohemi me të në botën tjetër? Gjithashtu, nëse do t’i këndoja ndonjë dua apo Jasin, a t’ia përmend emrin apo jo?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Elhamdulil-lah, ves-salatu ves-selamua ala resulil-lah ve ba’d….

E nderuar, fillimisht shprehim lutjet tona që bashkëshorti i juaj të mëshirohet te Allahu xh.sh. e juve dhe familjes suaj tu dhuroj sabrin. E nderuar, e kuptoj dhembjen tuaj për humbjen e bashkëshortit dhe babait të vajzës suaj, por megjithatë vdekja nuk mund të jetë tragjedi, sepse ajo ndodhë sipas dëshirës së Allahut fuqiplotë.
Kurora e juaj – Niqahi me bashkëshortin tuaj tani më të ndjerë prishet pasi ti të kalojë një periudhë prej katër muaj e dhjetë ditë nga vdekja bashkëshortit tuaj. Periudha pas vdekjes së bashkëshortit e derisa të kalojnë katër muaj e dhjetë ditë, në terminologjinë e sheriatit njihet me nocionin Idet – Pritje, që nënkupton se në këtë periudhë gruaja nuk ka të drejtë fejese e as martese. Tërë kjo vërtetohet me ajetin kur’anor ku Allahu xh. Sh. thotë: “E ata që vdesin e lënë gra pas vetes, ato (gratë) presin katër muaj e dhjetë ditë..”[1]
E nderuar, ju mund të lexoni jasinin dhe pjesë tjera nga Kur’ani, dhe të bëni lutje dhe dua për të, duke mos pasur nevojë që të përmendni emrin e tij në veçanti, porse sevapet e fituara nga leximi i Kur’anit t’ia dhuroni të ndjerit, edhe në këto raste sunet është që dhurimi i sevapeve të fillojë nga pejgamberi a.s. familja e tij, shokët e tij dhe mbarë besimtarëve islam.
Sa i përket jetës dhe takimit në botën tjetër, neve i lutemi të madhit Allah, që gjithë besimtarët islam t’i bashkojë në kopshtet e xhenetit. Amin.

Vallahu ealem!

_____________
[1] El Bekare: 234

_____________
Jusuf Zimeri
Dhjetor, 2009
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!