Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Elhamdulil-lah, ves-salatu ves-selamua ala resulil-lah ve ba’d….
Nocioni apo fjala hadith në aspektin gjuhësor donë të thotë: risi, rrëfim, tregim, ngjarje, etj. Kurse nocioni Hadith në terminologjinë islame ka shumë përkufizime, e ne po përmendim vetëm këtë: Sipas muhadithëve nocioni hadith nënkupton: “Çdo send që ndërlidhet me Pejgamberin s.a.v.s. si fjalët e tij, veprat, vendimet, pëlqimet,dhe cilësitë e tij, si dhe lëvizjet dhe heshtjet e tij.”[1] Pra çdo send që ndërlidhet dhe ka të bëjë me Pejgamberin a.s. Nocioni hadith sipas dijetarëve të shkencës së Usuli fikut definohet: “Çdo që buron nga Pejgamberi s.a.v.s. nga fjalët e tij, veprat apo pëlqimet.”[2] Pra nënkuptohet se me fjalën hadith nënkuptojmë fjalët, veprat dhe pëlqimet e Pejgamberit a.s. që janë fondamenti i dytë i së drejtës islame.
Vallahu ealem!
_____________
[1] Dr.Muhamed Sheuvki Hidri Es-Sejid, Dirasat fi ulumil hadith 1/ 37 botimiDaru Et-tibaa 1987 Kajro.
[2] Mu’xhem lugatul fukaha Arabi – inglizi f.177
____________
Jusuf Zimeri
Dhjetor, 2009
www.breziiri.com
Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!