Rinia e sotme shqiptare

Pyetja:

Esselamu alejkum!
Hoxhë i nderuar, ç’mendim keni për rininë e sotme shqiptare?

Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim
Elhamdulil-lahi rab-bilaalemineves-salatu ves-selamu ala resulin ve ba’d…

Të gjithë ne themi se rinia është ardhmëria e një populli, por që të gjithë ne shumë pak punojmë për ardhmërinë e popullit. Sa më e shëndoshë të jetë rinia e jonë aq më shumë merita për të kanë më të moshuarit, respektivisht gjeneratat që i prijnë asaj rinie. Për të pasur rini të shëndoshë, në edukimin e tyre rol permanent kanë familja – prindërit, rrethi familjar më i gjerë, shkolla dhe mësuesi, pastaj institucionet tjera përfshirë edhe rrugën. Është e vërtetë se të gjithë ne herë herë ankohemi në mos edukimin e gjeneratës së re, por askush nga ne nuk pranon fajin që i takon. Sa i përket rinisë sonë, krahas të gjitha anomalive që i kemi, mendoj se falë edukatës islame dhe traditës sonë kombëtare, në krahasim me popujt e tjerë kemi rini më të shëndoshë, andaj edhe shpresojmë në perspektivë. Me qenë se po jetojmë në një kohë dinamike ku edukimi shpirtërorë e ka humbur peshën e vet, e cila krahas të mirave materiale që po i sjell për botën njerëzore, po paraqiten edhe anomali dhe fenomene që jo vetëm dëmtojnë por mund të jetë edhe katastrofë për rininë tonë, andaj rinia e jonë ka nevojë të ris nivelin e arsimimit dhe edukimit jo vetëm fizik por edhe shpirtërorë, të gjendet sa më afër librit, leximit, shkollës, dhe sa më larg anomalive shkatërruese që po paraqiten në shoqërinë tonë në jetën e përditshme. Pra, porosia ime për rininë tonë është ta shfrytëzoj kohën në maksimum, sepse po nuk e shfrytëzove ti atë, ajo të shfrytëzon ty. Koha është sendi më i lirë që nuk mund ta blesh asnjëherë. Islami jonë kërkon nga ne rini të edukuar, të arsimuar, me vetëdije të lartë, konstruktive për veten, familjen dhe shoqërinë. Islam nga ne kërkon vetëm teolog të ngritur, por kërkon mjek të ngritur, inxhinier, mësues, pedagog, astronom etj, të ngritur, por mysliman. Pra e nderuara rini, koha është dhurata më e shtrenjtë për ju, shfrytëzo me mençuri, që mos t’ju shfrytëzoj ajo juve pa mëshirë.

_______________
Jusuf Zimeri
Janar, 2010
www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!