Shkuarja në Haxh para prindërit!

Pyetja:

Esselamu alejkum!

Hoxhë i nderuar jam përpara një dileme: të shkoj unë së pari në Haxh apo ta dërgoj babanë para meje, duke e pasur parasysh faktin që babai im nuk ka pasur mundësi, për shkaqe të ndryshme, të kryej vetë Haxhin. Pra, megjithëse tani unë punojë dhe fitojë, a duhet së pari unë ta kryej Haxhin e më pas ta dërgoj babanë apo të veproj të kundërtën?
Përgjigjja:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

I nderuar, nuk di saktësisht cilat janë arsyet e mos shkuarjes së babait tuaj në haxh, por nëse janë arsye ekonomike atëherë nënkuptojmë se ai nuk e  ka pasur haxhin farz. Si do qoftë nëse ju keni mundësi ta bëni një punë të tillë, pra nëse keni arritur te pasuria, bëni mirë ta dërgoni në Haxh, jo për arsye obligative, se jeni i detyruar, por për arsye se e keni prind.  Pra mos harroni se Pejgamberi a.s. i kishte thënë një djalit të ri i cili ishte ankuar për babanë e tij: “Ti dhe pasuria jeni të babait.” Pra i nderuar ndoshta do të kishte qenë më mira e të mirave që ju bashkërisht me babain tuaj të shkoni në Haxh, e nëse nuk ju lejojnë mundësitë ekonomike atëherë dërgojeni babanë tuaj, e më pas do të shkoni edhe ju sepse sigurisht se Allahu xh.sh. do t’ju kompensoj për këtë respekt dhe nder.

Vallahu ealem!

________________

Jusuf Zimeri

Mars, 2010

www.breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni


Vërejtje:
Në këtë rubrikë komentet janë të tepërta!