Nje vështrim mbi kremtimin e Mevludit

Shkruan:

Nje vështrim mbi kremtimin e Mevludit

Mr. Bekim Jashari

I falënderuar qofte Krijuesi i cili e beri Muhamedin mëshire për njerëzimin, përshëndetjet qofshin për të dhe familjen e tij të bekuar.

Lexues i dashur!

Jemi në prag të një ngjarje madhore të shënimit të një ditë të rëndësishme ne historinë njerëzore si tërësi e ne atë islame në veçanti, ne prag të një çasti për te cilin kishte paralajmërime të hershme nga popuj dhe te dërguar te Allahut; në prag të lindjes së njeriut i cili është pirjes në ditën e gjykimit, kërkues i faljes për besimtaret, atij që i pari me dorën e tij hap dyert e xhennetit, i atij që është zotëri i festave, pa të cilin nuk do kishte rendësi jeta; e ajo ngjarje është lindja e të dërguarit te fundit ne vargun e të dërguarve të Allahut. Për këtë ngjarje ulemaja e fesë Islame preferuan përkujtimin për lindjen e tij, si një risi e mirë dhe e lavdëruar. Pa dyshim se besimtarët nuk guxojnë të harrojnë dhe të përkujtojnë ngjarje me rëndësi historike siç janë; lufta e Bedrit, çlirimi i Mekes, shpërngulja nga Meka në Medine, e ngjarja më madhështore është edhe udhëtimi i tij natën me urdhër te Krijuesit që edhe ndryshe quhet Isra dhe Mi’raxh.

Por, edhe ngjarje që kanë të bëjnë me përditshmërinë tonë; suksesi në jetë, lindja e fëmiut, lirimi nga robëria dhe fitorja ndaj armikut. Njerëzit po ashtu përkujtojnë dëshmorët dhe ngjarjet me rëndësi kombëtare duke u thurur figurave te shquara vargje prej poetëve më të mirë, iu shprehin mirënjohje duke zgjuar ndjenjat patriotike, morale dhe shpirtërore. Me një fjalë, ngjarjet me rëndësi nuk mund të harrohen, qofshin ndodhi Islame qofshin edhe kombëtare. Ne kuadër të kësaj është edhe lindja e të dërguarit te fundit a.s, për të cilën gëzohemi sepse lindi njeriu që barti thirrjen e Allahut xh.sh dedikuar krijesës njerëzore pa dallim.

Pikërisht në rrethanat e vështira në të cilat gjendej bota, në injorancën e egërsuar të njerëzve, kur nuk dihej asgjë për nderin dhe dinjitetin, kur femra shihej dhe trajtohej si krijesë e pa vlerë, kur bota ishte pranë greminës së tmerrshme, pritej një shpëtues, një diell ndriçues, i cili erdhi, ai ishte i fundi pejgamber i Allahut, Muhamedi a.s, për të cilin kishte paralajmërime të mëparshme rreth tij në librat qiellore dhe në thëniet e prijatarëve fetar rabin dhe priftërinj të kohëve të mëparshme.

Pikërisht, në shkretëtirën e Gadishullit Arab lindi shpresa e njerëzimit, fëmiu i cili pak me vonë do te drejtojë njerëzinë drejtë të vërtetës, drejtë përuljes ndaj Një Zoti të vetëm dhe respektit ndaj Tij.

Biografia e tij nuk është biografi e një lideri politik të rëndomtë, apo biografi e një njeriu që kënaqë qejfet e veta, por është një biografi e një njeriu i dërguar nga Allahu që thërret në besim të vërtetë dhe përmbyll shpalljet e mëparshme, qe bën jetë modeste dhe që nuk nënçmon të tjerët.

Prandaj, të diskutohet sot se, a lejohet manifestimi dhe gëzimi për lindjen e tij, është çështje e kotë dhe humbje e kohës, për faktin se në këtë që e them nuk ka aspak dilemë se gëzimi që shfaqet tek njerëzit për ketë njeri është i dukshëm dhe nuk fshehet. Me gëzimin tonë për lindjen e tij në nuk dëshmojmë adhurimin ndaj tij, sepse adhurimi i takon vetëm Allahut, por ne manifestojmë respektin dhe dashurinë për të dërguarin mëshirë për boten.

Në të kaluarën e popujve myslimanë, e në veçanti në trevat tona shqiptare, në mënyrë tradicionale mevludi ishte rast për t’u njohur me për se afërmi me jetën dhe biografinë e Muhamedit a.s. e në rastin konkret tek shqiptarët ai luajti një rol jashtëzakonisht te madh, sepse edhe përmbajtja e tij ishte me plot gjera të pëlqyera, siç është; leximi i Kur’anit, dërgimi i salavateve mbi Muhamedin, recitimi i poezive për të, shpjegimi për moralin e tij, dhënia e ushqimit për të pranishmit, etj, e të gjitha këto veprime në suaza të lejuarës.
Në kemi traditën tonë edhe kombëtare edhe islame dhe nuk mund ta ndërrojmë për hir të dikujt që pretendon kinse është ripërtëritës i fesë!!.

Nëse kremtimi i mevludit është bidat, atëherë si na qenka çështja e namazit te teravive me xhemat, regjistrimi në koleksione i haditheve kur në e kemi të njohur se i dërguari ynë ndaloj që hadithet të shkruhen, pastaj mësimi nëpër shkolla, interpretimi i fesë nëpërmjet internetit, etj. A thua a janë këto harame dhe bidate apo çfarë mund të thuhet për to?!
Pa dyshim se çdo vepër e mirë në islam është e lejuar dhe për këtë nuk ka diskutim mes dijetarëve Islam, por a është bidat apo jo, a janë bidatet dy lloje? Një gjë e tillë është e qartë se risia mund të jetë e mirë dhe e keqe. E mirë; kur është në përputhje me parimet islame dhe e keqe; është atëherë kur është në kundërshtim me parimet islame. Në të vërtetë, kjo është një gjë e mirë. Nuk ka dyshim se për ne është e mirë dhe e bukur çdo gjë që do të na e kujtonte e do të na bënte që ta donim Pejgamberin tonë Muhamedin a.s.

Lexues i nderuar!
T’i hedhim një vështrim në disa ngjarje që përmend Kur’ani, por edhe ato të dërguarit në tërësi!

Se pari: Kur’ani përmend disa gjëra që kanë të bëjnë me ditët dhe kohët me vlerë, por edhe i dërguari ynë a.s, i cili gjatë udhëtimit për në miraxh u ndal me melekun xhibril në Mesxhidu-Aksa i cili e urdhëroj të falë dy rekate namaz dhe pasi fali ato, u pyet nga meleku: A e di se ku je falur? Tha: Jo. I tha: je falur në vendin ku ka lindur ISA a.s.
Kur’ani përmend se Isau a.s për ditën qe lindi tha : Selami qoftë mbi mua ditën qe unë linda…” Merjem 33

Allahu gjithashtu për Jahjane tha: “ Selami qoftë për te ditën që lindi, ditën që do të vdes dhe ditën që do ringjallet” Merjem 15

A nuk ka rëndësi dhe vlerë selami për Muhamedin a.s. ditën që lindi?!!
Ndërsa për Muhamedin, Allahu tha: “ Vërtetë, Allahu dhe melaiket e Tij lavdërojnë dhe bekojnë të dërguarin. O besimtarë! Respektojeni edhe ju dhe dërgoni përshëndetje mbi Muhamedin” El-ahzab 56

Pra, ne këto dy ajete shohim argumente te forta mbi respektin e ditëlindjes dhe vdekjes, sepse ne këto raste manifestohet fuqia e Zotit si Krijues.

Muhamedi a.s. përkujtonte ditëlindjen e tij dhe në shenjë falënderimi ndaj Zotit agjëronte ditën e hënë si dite në të cilin ai lindi. Thoshte: “ Dita e hënë është dita në të cilën linda dhe në të cilën u gradova si pejgamber”

Gjithashtu ai përkujtoi edhe ditën e ashures, për të cilën porositi të agjërohej.
Përmendet edhe dita e xhuma si ditë e çmuar në të cilën është krijuar njeriu i parë Ademi a.s.

Nëse bashkojmë të gjitha këto të dhëna dhe tjera të shumta, atëherë shohim dobitë që kanë disa kohe dhe dite, e në veçanti ngjallja e përkujtimit të mevludit.

Mendimtari i madh shqiptar Sherif Ahmeti ne lidhje me këtë është shprehur: “ Çdo punë e cila nuk është kundër dispozitave te fesë, edhe nëse nuk është e porositur prej saj, nuk mund të themi se është e ndaluar, sepse baza dhe motivi në ngjarjen e mevludit është respekti i traditës, jetës dhe biografisë se Muhamedit a.s, bashkimi i njerëzve dhe afrimi i tyre për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për Allahun që na dhuroi Muhamedin a.s. Aty ku është xhemati-bashkësia, është dispozita e Zotit”

Allahu në Kur’an thotë: “ Thuaj” Vetëm mirësisë se Allahut dhe mëshirës së Tij le t’i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata” Junus 58
Alusi një komentues i madh i Kur’anit ne kontekst te këtij ajeti thoshte: “ “Gëzimi shfaqet në shenjë respekti për mëshirën e dhuruar nga ana e Allahut për njerëzimin, e ajo mëshirë është Muhamedi a.s.”

Pra, manifestimi për mevludin-ditëlindjen e te dërguarit a.s. është një tradite e bukur përmes se cilit ne manifestojmë dashurinë dhe respektin tonë ndaj njeriut që është i dërguar dhe mëshirë për mbarë njerëzinë.

________________
Shkurt, 2010
www.breziiri.com

P.S. Qëndrimet e shprehura në këtë rubrikë janë të vet autorëve dhe nuk e pasqyrojnë politikën redaktuese të Portalit Breziiri.com

Gjithashtu mund të lexoni

16 Komente

  1. Hanefiu

    Ahmed, kuptimi i ketyre fjaleve sipas dijetareve eshte ndryshe nga qka e kupton ti, dijetaret islam e kuptojne ne kete forme kete qe thu ti; Nese nje musliman i ri ne islam, i cili nuk ka njohuri te mjaftueshme ne islam dhe per mevludin, nese ky person shkon ne manifetimin e mevludit dhe prezenton aty ai do te kete shperblim, jo per manifestimin e mevludit por per dashurin qe ka ndaj te derguarit te Allahut a.s ( medito ne fjalet: është vepër e cila do të shpërblehet shumë, për shkak të qëllimit të mirë të tyre, dhe respektimit e dashurisë ndaj Pejgamberit alejhi selam), andaj ti lexo dhe mes rreshtave te librit e jo siperfaqesishte se Ibn Tejmije ka qene dijetare i madhe saqe librat e tij me shum flasin mes rreshtave se sa ne vet rreshtat e tij. E tash nga ti kerkoj qe te ma sqarosh detajishte dhe drejte fjalet e Ibn Tejmijes qe i thote per manifestimin e mevludit ne faqet123-124 te vellimit 2 po te ketij libri, sepse nuk mund qe ne te njejtin liber njekohesishte e levderon dhe e vlereson mevludin sidhe e kritikon dhe me e keqja i pergjason me te krishteret ata qe festojne te tilla festa siq eshte mevludi. Kerkoj qe ne menyre racionale te me tregosh per kete qe ta postova, poshte e ke dhe perkthimin e fjaleve te Ibn Tejmijes rreth mevludit te faqes 123-124 po te njejtit liber. Shejhul Islam Ibën Tejmije, në librin Iktidau Siratil Mustekim, botimi: Darul Asime 1998, vëll: 2, fq: 123-124 thotë:
    …“Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, pati shumë hutbe, marrëveshje dhe ndodhi në ditë të ndryshme, sikurse: dita e Bedrit, Hunejnit, Hendekut, Çlirimi i Mekës, Hixhreti, Momenti i hyrjes së parë në Medinë si dhe shumë hutbe ku shpjegonte thelbet e kësaj feje. Mirëpo, asnjërën nga këto ditë nuk urdhëroi të festohet. Gjëra të atilla bëjnë krishterët ose çifutët, të cilët ditët e rëndësishme i shndërrojnë në festa. Por, festa është sheriat, atë që e ka ligjëruar Allahu ndiqet, përndryshe nuk ka nevojë të shpiket në Fe diçka që nuk është pjesë e saj.
    E njëjta vlen edhe për atë që e kanë shpikur disa njerëz duke dashur të barazohen me krishterët në ditëlindjen e Isait, alejhi selam ose duke e dashur dhe madhëruar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem. Ndoshta, Allahu do t’i shpërblejë këta njerëz për dashurinë dhe respektin e shprehur, por jo për bidatet, siç është shpallja e ditëlindjes së Pejgamberit (mevludit), sal-lallahu alejhi ue selem për festë. Edhe pse njerëzit në raport me mevludin janë të ndryshëm, kjo është një vepër që gjeneratat e para nuk e kanë bërë edhe pse kushtet përshtateshin dhe pengesa nuk kishte, po të ishte një vepër e hairit.
    Sikur të ishte një vepër e hairit tërësisht apo të kishte peshë, gjeneratat e para do të ishin më meritorë ta bëjnë një vepër të atillë, sepse ata e donin dhe madhëronin Resulullahun më shumë sesa ne dhe për hairin ata kujdeseshin më shumë.
    Madhërimi dhe dashuria e plotë ndaj tij manifestohet duke e ndjekur, duke iu bindur, duke pasuar urdhrin e tij, duke ngjall sunetin e tij nga ana e brendshme dhe e jashtme, duke përhapë mësimet e tij dhe duke bërë xhihad për këtë me zemër, me dorë dhe me gjuhë. Kjo është rruga e paraardhësve tanë të parë, muhaxhirin dhe ensarë dhe rruga e atyre që i ndoqën me ihsan.
    Shumicën e tyre do ta gjesh të kujdesshëm për të bërë bidate të atilla. Megjithëse kanë nijetin e mirë dhe mundin që bëjnë, për të cilat pritet të shpërblehen, do t’i gjesh të plogët para urdhrit të Resulullahut dhe para porosive që ai ka urdhëruar të veprohen.
    Puna e tyre është sikur puna e atyre që zbukurojnë Mus’hafin por nuk e lexojnë, apo e lexojnë por nuk e ndjekin; sikur puna e atyre që zbukurojnë xhamitë dhe nuk falen aty, apo falen vetëm pak; dhe sikur puna e atyre që gjejnë tespi dhe sexhade të zbukuruara. Zbukurimet e këtilla nuk janë të ligjëruara, madje së bashku me të vijnë syefaqësia, mendjemadhësia dhe largimi nga veprat e duhura, gjëra këto që e prishin njeriun. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Saherë që prishet gjendja e një populli, ata i zbukurojnë xhamitë”…

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!