Mjalti, aleat i shkëlqyeshëm kundër pagjumësisë

Sipas ekspertit shëndetësor nga Austria, profesorit Hademar Bankhofer, me disa mënyra shumë të thjeshta, pagjumësia mund të tejkalohet. Një proverb i lashtë kinez thotë: “Nëse dëshironi një gjumë të këndshëm e mbi të gjitha të flini shpejt, shtoni mjaltin në çaj”.

Sipas profesorit Bankhofer, sekreti i gjithë kësaj shtrihen tek aminothartira, roli i së cilës është shtimi i proteinave. Kjo lloj aminothartire gjendet gati në të gjitha përbërësit, por në sasi më të vogla. Triptofani është mjaft i ndjeshëm në rrugë e sipër drejt trurit, ku është më se i nevojshëm, ka shumë ‘armiq’. Mishi mund të jetë një pengesë për trurin, prandaj të gjithë ata që kanë probleme me pagjumësinë nuk duhet konsumuar në shujta të shpeshta mishin.

Triptofani vetvetiu nuk ndihmon që të flihet më shpejt, por krijon një bazë themelore ku në trurin e njeriut formon hormonin, serotin për një disponim më të mirë. Krahas kësaj, gjëndrat pineale, formojnë hormonin i cili përshpejton fjetjen.

Profesori Bankhofer ju këshillon çajin me mjaltë, ‘muesli’ apo flluska të përziera me mjaltë. Këto kombinime janë mjaft të dobishme për gjithë organizmin e njeriut dhe duke përdorur këto kombinime gjumi do të jetë më i shpejtë.

Gjithashtu mund të lexoni

Komento

Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit. Ju falemnderit për mirëkuptim!