Pyetja:
Esselamu alejkum!
A do t’i mbys Dexhalli muslimanwt dhe ai qw do tw vdes nga ai a mund tw konsiderohet si shehid?
Përgjigjja:
Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim.
Elhamdulil-lah, ves-salatu ves-selamu ala resulil-lahi ve ba’d…
I nderuar, nocioni Dexhal është sinonim i një njeriu që gënjen shumë dhe pa ndërprerë. Dexhalli e mbanë këtë emër për arsye se ai përgënjeshtron dhe i gënjen njerëzit duke e quajtur veten se është Zot. Mirëpo në ballin e tij i shkruan se është Kafir dhe këtë e vërejnë besimtarët me bindje të plotë, andaj ai që i kundërvihet atij me bindje nënkupton se i kundërvihet kufrit, e ai që vdes duke iu kundërvu kufrit s’ka dilemë se vdes si shehid.
Vallahu ealem!
_________________
Jusuf Zimeri
Mars, 2010
www.breziiri.com
Vërejtje:
Breziiri.com e mban të drejtën e fshirjes së të gjitha komenteve që nuk i përmbahen temës së artikullit dhe që thyejnë rregullat e komunikimit.
Ju falemnderit për mirëkuptim!